Këshilli i Sigurisë i KB-së sot do të votojë për dy propozim rezoluta me qëllim vendosjen e armëpushimit në qytetin sirian Alepo.
Një propozim rezolutë është parashtruar nga Franca, në të cilën bëhet thirrje për ndërprerje të sulmeve ajrore siriane dhe ruse dhe një nga Rusia, në të cilën ato nuk përmenden.
Fillimisht do të shqyrtohet propozim rezoluta e parashtruar nga Franca.
Në tekstin e rezolutës ruse insistohet që “urgjentisht të vendoset armëpushim, veçanërisht në Alepo” dhe i bëhet thirrje të gjitha palëve të prekura që të lejojnë dorëzimin e ndihmës humanitare.
Teksti i Moskës u parashtrua në Këshill, menjëherë pasi Rusia paralajmëroi se është e gatshme që të vendosë veto në propozim rezolutën e Francës.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...