Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media, lidhur me pensionet e veteranëve, ku ka kërkuar që të ndalen manipulimet me listat e veteranëve.
Në këtë konferencë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, tha se problemet me listat e veteranëve, janë pasojë e ligjit i cili sipas tij që nga fillimi kishte mangësi. Ai e ka fajësuar ish kryeministrin, tash presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, si dhe pasardhësin e tij, Isa Mustafën.
“Ne bëjmë përgjegjës kryeministrin Mustafa i cili ka dhënë dënim të paligjshëm për gjithë ata veteranë që e meritojnë këtë. Dhe qeveria në vend që të pastronte këto lista nga manipulatorët pushteti bëri gabimin e radhës deri sa futi me një thes veteranët me manipulatorët”, tha Selimi.
Sipas tij, veteranët e vërtetë të UCK-së, nuk e meritojnë të keqtrajtohen në mënyrë arbitare nga Mustafa e Thaçi.
“Veteranët nuk e meritojnë të keqtrajtohen e as të jene në të njëjtën kategori me manipulatorët”, tha Selimi, duke bërë thirrje që të ndalen siç tha ai, manipulimet me vlerat e luftës.
Arrestohen katër persona për “vjedhje të rëndë” në Mitrovicë...
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...