Me qëllim të parandalimit të gripit, sidomos te grupet më të ndjeshme siç janë të moshuarit dhe fëmijët, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar mbi 50 mijë vaksina, përfshirë këtu edhe dozat për fëmijë, të cilat janë vënë në dispozicion të qytetarëve që prej javës së kaluar.
“MSh i siguron qytetarët se do të ketë vaksina të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal për kategoritë më të ndjeshme dhe i inkurajon qytetarët që të vaksinohen në Njësitë e vaksinimit në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat e tyre”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Ndërkaq, në mënyrë simbolike, një grup i qytetarëve të moshuar janë vaksinuar të hënën në IKSHP, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të moshuarve.
Arrestohen katër persona për “vjedhje të rëndë” në Mitrovicë...
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...