Lideri i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka mbajtur debat me qytetarë në komunën e Kamenicës duke biseduar me ta për zhvillim ekonomik të Kosovës dhe krijimin e vendeve të reja të punës, njofton arbresh.info.
“Ne dimë si ti krijojmë vendet e punës, ne dimë ta zhvillojmë Kosovën, janë disa nga motot që z. Pacolli i ka shkruar në një postin më Facebook.
Kujtojmë se presidenti i AKR-së ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të zhvilloj takime me qytetarë në të gjitha komunat e Kosovës./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Sot fillova debatin me qytetarët e Kosovës për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim.
E fillova nga #Kamenica duke diskutuar bashkë me qytetarët për mënyrën dhe strategjinë që ta nxjerrim vendin tonë nga kjo gjendje.
Ne dimë si ti krijojmë vendet e punës.
Ne dimë ta zhvillojmë Kosovën.
#AKRshpresëpërKosovën


Arrestohen katër persona për “vjedhje të rëndë” në Mitrovicë...
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...