Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, është diskutuar në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar mbi kërkesat e Bashkimit Evropian që kanë të bëjnë me liberlizimin e vizave për Kosovën, transmeton “zeri.info”.
Sipas, kryetarit të këtij komisioni Xhavit Haliti, gjatë vizitave të cilat i kanë pasur në Budestagun gjetman dhe në Bruksel atyre ju është thënë se të gjitha kushtet e tjera përpos demarkacionit janë plotësuar për liberalizimin e vizave.
“Bashkë me komisioni për integrime evropiane e kemi takuar znj. Lunacek dhe znj. Tanja Fajon dhe na është thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e BE-së, për vizat dhe çështja kryesore është demarkacioni me Malin e Zi. Nëse, ky proces nuk kalon në kuvend gjatë këtij viti, atëherë kjo çështje do te shtyhet për shkak të situatave në BE-në”, ka thënë Haliti.
Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se në të gjitha takimet ndërkombëtare atyre iu kërkohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.
“Në të gjitha takimet me zyrtarë të BE-së, kushti kryesor është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. A është kusht i drejtë, ajo është tjetër. Sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit, ky është një proces dhe kjo ka me ndodh në vazhdimësi. Sa herë që kemi takime na thuhet se nënshkrimi i demarkacionit me Malin e Zi është kushti kryesor. Nuk është vetëm çështje bilaterale, por është edhe një çështje që vendet e BE-së”, ka thënë Beqiri.
Në anën tjetër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka thënë lufta kundër korrupsionit ka qenë kriteri kryesorë dhe marrëveshja për demarkacionin është një kriter i cili askush nuk mund ta jep një shpjegim se përse është bërë.
Sipas Ymerit, kjo marrëveshje, me këtë version e cakton një kufi të ri i cili e cenon integritetit territorial të Kosovës.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi me versionin aktual nuk ka e kërkon as BE-ja.
“Sa i përket demarkimit me Malin e Zi, BE nuk na vë kusht që ky version i demarkacionit të kaloj, sepse, kjo është çështje e brendshme e të dyja shteteve. Ne jemi për demarkim me Malin e Zi po jo më këtë version aktual”, ka thënë Lekaj.
Ndërsa, Valdete Bajrami nga NISMA, ka thënë se demarkacioni nuk është kushti kryesor, sepse kjo çështje është çështje e brendshme e Kosovës dhe e Malit të Zi.
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...
Situata e Dani Carvajal alarmon Real Madridin, dyshime për n...
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...