Hillary Clinton ka sulmuar Donald Trump, duke e quajtur atë simbol të një sistemi të manipuluar, pasi u zbulua se ai mund të mos ketë paguar tatimin mbi të ardhura, për 18 vjet.
“Trump është i pari, dhe të gjithë të tjerët janë të fundit”, tha kandidatja demokrate për president të ShBA-ve, gjatë një fushate në Ohio shkruan BBC.
Në fundjavë Neë York Times pohoi se Trump sipas të gjitha gjasave ka shmangur tatimet për shkak të një humbje prej 1 miliard dollarëve, të cikën e pësoi në vitin 1995.
Por republikani deklaroi të hënën se ai në mënyrë të shkëlqyeshme ka përcjellë procesin kompleks të kodit të taksave.
“Unë i kuptoj ligjet tatimore më mirë se po pothuajse të gjithë”, tha ai, duke shtuar se si themelues I hoteleve dhe biznesmen, ka përdorur ligjërisht ligjet tatimore për përfitimet e tij dhe të kompanisë.
Arrestohen katër persona për “vjedhje të rëndë” në Mitrovicë...
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...