Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim Vezir Januzn, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Gjatë takimit të kryetarit Veliu me zëvendësministrin Januzi është biseduar për prioritetet e investimeve dhe subvencionimin e sektorit të bujqësisë në trevën e Llapit.
Kryetari Veliu tha se investimet në bujqësi dhe përkrahja për fermerët llapjanë, vazhdon të jetë prioritet në politikat zhvillimore të Komunës.
“Me qëllim të stimulimit të sektorit të bujqësisë, këtë vit kemi rritur për 30% mjetet për subvencionimin e fermerëve. Kështu që nga 310 mijë euro sa kemi ndarë vitin e kaluar, sivjet nga Buxheti i Komunës kemi ndarë 400 mijë euro për subvencionimin e fermerëve në sektorë të ndryshëm”, tha Veliu.
Zëvendësministri Januzi, duke qenë njohës i mirë i nevojave dhe mundësive për investime në sektorin e bujqësisë në komunën e Podujevës, premtoi përkrahjen e MBPZHR për fermerët llapjanë.
“Komuna e Podujevës do të ketë përkrahjen e ministrisë sonë në projektet e saj për zhvillimin e bujqësisë. Përmes granteve qeveritare do të ndihmojmë edhe fermerët llapjanë në investimet e tyre në lëminë e bujqësisë”, tha zëvendësministri Januzi.
Kurti: Avancimi në GTMI tregon përparimin e Kosovës në shërb...
Presidenti sllovak vjen në Kosovë për të vizituar ushtarët n...
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, z...
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për persona të ...
Barça synon Julian Alvarez pasardhës të Lewandowskit
Kosova përfshihet në listën e BE-së të vendeve të sigurta të...