Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 26 vjetorit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ka uruar kancelaren federale gjermane, Angela Merkel dhe popullin gjerman.
Duke i përcjell urimet e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Mustafa, ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën, rajonin, Evropën dhe mbarë botën demokratike rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë.
“3 Tetori 1990 shënon fillimin e fundit të sistemit komunist në Evropë dhe më gjerë. Rënia e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, u bënë simbol i Evropës së bashkuar dhe fitores përfundimtare të demokracisë perëndimore mbi sistemin utopik e shkatërrues komunist, që kishte okupuar vendet e lindjes”, shkruan kryeministri Mustafa.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka thënë se këto zhvillime kishin ndikim të drejtpërdrejt inspirues edhe te populli i Kosovës, i cili në atë periudhë kishte intensifikuar rezistencën e gjithanshme për çlirim, demokratizim dhe krijim të shtetit të pavarur.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe popullin e saj, në të gjitha fazat.
Arrestohen katër persona për “vjedhje të rëndë” në Mitrovicë...
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...