Shoferi i dehur mbyt një plak 88 vjeçar

11:55 | 3 Tetor 2016
M. A.

Një 88 vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku në Karaormanin e Vjetër, transmeton TetovaSot. Ka qenë i shkelur nga një shofer i dehur, përderisa me biçikletë ka qenë duke lëvizur në rrugën rajonale, përskaj fshatit.

Aksidentin e ka shkaktuar një 51 vjeçar nga Shtipi, i cili me veturën e tipit “Lada Niva” është përplasur me njeriun e pafat. Ai ka vdekur në vendngjarje, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi i ndihmës së shpejtë.

Shoferit iu është kryer testi i alkoolit që ka treguar prezencën prej 1.60 promil alkool në gjak.

Shpërndaje në rrjete sociale