Opozita do të përdorë të gjitha mundësitë ligjore dhe ato jashtë institucionale për të parandaluar futjen e operatorit të tretë mobil që vjen nga Serbia. Përfaqësues të partive opozitare kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që zbatimi i marrëveshjeve të bëhet në favor të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe jo të ndodh e kundërta. Në këtë rast, ata shohin që është e cenuar edhe siguria territoriale e vendit. Derisa pozita nuk ka dashur të deklarohet për këtë çështje.
Këto reagime kanë ardhur pas aplikimit të operatorit mobil norvegjez me seli në Beograd “Telenor D.O.O”, në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) për operatorin e tretë mobil në Kosovë.
Pal Lekaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe anëtar i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, ka thënë se pala kosovare po e tregon inferioritetin e saj në marrëveshje me Serbinë dhe kjo nuk duhet të ndodh.
“Ju e dini është bërë marrëveshja për kodin telefonik dhe deri më sot fare nuk është implementuar, prandaj në këtë drejtim ne jemi kundër çdo vënie të prioriteti të zhvillimit ekonomik të Serbisë në hapësirën e Kosovës, derisa nuk e shohim atë si interes prioritarë”, ka thënë Lekaj.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se janë kundër operatorit të tretë mobil serbë në Kosovë.
“Ne jemi kundër që operatori i tretë mobil të jetë serb në Kosovë. Për arsye se kjo territorialit do të ia japim një rajon të caktuar që ta ketë nën mbikëqyrje ky operator me vetë faktin që logjikisht të gjithë serbët do të orientohen te ky operator si konsumatorë, e dyta shtrirja e tij nuk do të kufizohet vetëm në një pjesë të territorit të Kosovës por do të ketë mbulim në të gjithë Kosovën. Edhe e treta kjo është një çështje shumë e ndjeshme e sigurisë, kemi të bëjmë me një operator serb edhe po e shihni tash edhe këtë problemin global me përgjimet që po ndodhin në botë”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se do të pengojnë futjen e këtij operatori në vend.
Po ashtu, edhe Valdete Bajrami, shefe e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, ka thënë se shumë shpejtë do t’i bëjnë publike hapat që do t’i marr Nisma.
“Gjithsesi çka është në dëm të vendit edhe çdo marrëveshje e cila nuk e merr pëlqimin e qytetarëve do të jemi edhe ne kudër saj, kështu që hapat e mëtutjeshme do t’i keni edhe iu informatat se cilat do t’i merr Nisma në këtë rast, mirëpo nuk e përkrahmi një operatorë të tillë ilegalë dhe të cilët kanë operuar që 16 vite dhe nuk shihet nevoja”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në muajin mars ka hapur shprehjen e interesit për dhënien në shfrytëzim të brezit të ri frekuencorë, ku nuk ka aplikuar operatori mobil Telenor me seli në Norvegji, por ka aplikuar dega e tij në Beograd.
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Dëmtohet Gjimshiti, pritet t’i humbasë disa ndeshje të...
Prizren: Arrestohen tre persona për tentativë të ndotjes së ...
Pensionohet Terence Crawford, njëri nga boksierët më të mëdh...
Osmani takohet me Antonio Costan, kërkon heqjen e të gjitha ...
Banorët e Hajvalisë pa rrymë prej ditësh, KEDS preferon hesh...