Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme administratoren e firmës “Infood” për falsifikim të etiketave të produkteve ushqimore.
Bëhet me dije se arrestimi i shtetases Anxhelina Kukaj, me detyrë administratore e firmës “Infood”, është bërë sot nga forcat e komisariatit nr.5 të policisë së Tiranës, në një aksion të përbashkët me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, raportojnë mediat në Shqipëri.
Nga kontrolli i AKU-së rezultoi se produktet pa afat rihidheshin në treg, duke iu ndryshuar data e skadimit nëpërmjet etiketave të reja.
Gjatë këtij aksioni në këtë firmë janë sekuestruar edhe produkte që iu ndërrohej data e skadimit.
Fabrika “Infood” ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës, 5 km në perëndim të qytetit të Tiranës dhe merret kryesisht me tregtimin dhe transportin e produkteve ushqimore.
Parashikimi i motit për sot
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...