Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka lëshuar akuza ndaj anëtarëve të koalicionit qeverisës, PDK-LDK kur ka folur për uzurpatorët e banesave në lagjen Dardania në kryeqytet.
“Banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë të cilët nuk po pranojnë që ti lëshojnë banesat ku kanë jetuar që 17 vjet pa pronësi të ligjshme, janë shumica persona që aty i ka dërguar ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla dhe bashkë partiaku i tij Shukri Buja”, ka thënë Molliqaj në një intervistë për emisionin “Republika” në Tribuna Channel.
Këtë gjë sipas tij e tregon edhe fakti që banorët nuk kanë shkuar ti kërkojnë ndihmë kryeministrit të vendit, Isa Mustafës por Kadri Veselit.
“Rrjedhimisht, ato prona janë të uzurpuara nga këta dy persona që i kanë dhanë ato banesa për banorët që jetojnë aty tash e 17 vjet”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj ka theksuar edhe njëherë se Shpend Ahmeti nuk ka asnjë lidhje me këtë proces, dhe se ai është shprehur i gatshëm ti ndihmoj rastet sociale nëse ka të tilla në këto banesa.
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...