Seanca e a parë për shqyrtimin e ankesës së mbrojtjes së Oliver Ivanoviqit ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, është shtyrë për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përjashtim të gjykatësit shqiptar nga përbërja e Kolegjit gjyqësor.
Seanca ishte paraparë të mbahej nesër.
Për ankesën e Oliver Ivanoviqit, të dënuar me nëntë vjet burgim për krime lufte kundër shqiptarëve, do të vendoset, transmeton rts, përcjell koha.net, pasi që kryetari i Gjykatës së Apelit të shqyrtojë e të marrë vendim për kërkesën e mbrojtjes që nga kolegji gjyqësor të përjashtohet gjykatësi shqiptar.
Kërkesa e avokatëve për shtyrje ka nuanca të qarta racizmi e mos durimi nacional, pasi avokatët e Ivanoviqit pohojnë apriori se gjykatësi i përkatësisë shqiptare nuk mund të jetë objektiv e shtojnë se “misioni EULEX është themeluar për të gjykuara raste si ky. Ata shtojnë se ky proces është i bazuar etnikisht politikisht i motivuar.”
Kolegjin gjyqësor për shqyrtimin e ankesës e përbënin Driton Muharremi, Radoshi Petrov dhe Ana Bednarek, e atë e kryeson Petrov.
Ivanoviq në burg është që nga 27 janari i vitit 2014.
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...