Pas “kërcënimit” që Taulant Xhaka i bëri vëllait të tij Granitit për ndeshjen Arsenal – Basel, ka ardhur edhe përgjigja e yllit të “Topçinjve”.
Dy vëllezërit do të takohen në Emirates të mërkurën në kuadër të ndeshjes së dytë në Grupin A në Ligën e Kampionëve.
“Taulant dhe Basel! Ju mirëpres në Londër. Por tre pikët do të mbesin në ishull”, ka shkruar Graniti në Instagram si përgjigje ndaj vëllait që kishte thënë se zviceranët do të marrin pikët e plota.
Dueli mes vëllezërve Xhaka ishte lajm botëror kur ata u përballën me njëri tjetrin në qershor në kuadër të Europianit 2016, ku Graniti mbronte ngjyrat e Zvicrës, ndërsa Taulanti të Shqipërisë.
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...