Zyrtari policor, ka hapur rrethojnë përpara Qeverisë për demonstruesit, që ata të futen në oborrin e godinës Qeveritare dhe ka lëshuar vendin e punës. Qytetarët kanë hyrë në oborr dhe kanë përqafuar policinë deri sa po zgjat protesta e shkaktuar nga incizimet e publikuara sot nga opozita.
Sipas informacioneve incidenti ndodhi kur 4-5 policë u vërsulën mbi vëllanë e Martin Neshkovskit, Aleksandar i cili dëshiroi të futet brenda dhe të bisedojë me dikë nga Qeveria por u pengua, raporton Lajmpress.
Protestuesit për momentin po gjenden përpara dyerve të Qeverisë, dhe shumë njerëz po kalojnë në pjesën e oborrit të Qeverisë, të cilën po e mbron një kordon nga njësiti i “Speciallcave”.
Pse nuk u ngritën në këmbë Hoti, Bajrami, Gashi, Dumoshi e X...
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...