
Japanese Prime Minister Shinzo Abe answers a question during a press conference at his official residence in Tokyo on June 26, 2013. Abe said he will spend the next three years rebuilding the nation's fragile economy, the foundation of Tokyo's global standing. AFP PHOTO / TOSHIFUMI KITAMURA
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe u bë udhëheqësi i parë japonez që viziton Kubën, njoftoi media lokale.
Abe u takua me presidentin kuban, Raul Castro dhe diskutuan marrëdhëniet ekonomike-tregtare mes dy vendeve.
“Kompanitë japoneze janë të interesuara të investojnë në Kubë”, tha Abe për gazetën e partisë komuniste kubane ”Granma”.
“Unë besoj se ata mund të jenë një kontribut në Kubë, vend i cili aktualisht po përditëson modelin e tij ekonomiko-social”, theksoi Abe.
Kuba po bëhet e aksesueshme për investimet e huaja dhe për tregti, por ekonomia e ishullit të Karaibeve ende është e centralizuar nga qeveria komuniste.
Në 10 vitet e fundit, reformat ekonomike të Raul Kastros janë përqëndruar në ndërhyrjen e shtetit në fusha strategjike të tilla si turizmi, industria dhe kërkimit shkencor.
Kuba po kërkon partnerë të rinj ekonomik duke qenë se aleatja e saj kryesore, Venezuela është fokusuar në problemet e mëdha të brendshme dhe ekonomike.
Në vitin 2014, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba njoftuan rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas 50 vitesh shkëputje.
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...