Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, nuk është kriteri i fundit para liberalizimit të vizave siç proklamohet nga qeveria, ka thënë Vjosa Osmani për “Indeksonline”.
Deputetja e LDK-së, njëherësh edhe anëtare e komisionit për Integrim ka thënë se kjo është një nder arsyet e kundërshtimit të saj për demarkacionin i cili nga një marrëveshje nder shtetërore është kthyer në një kriter për liberalizimin e vizave.
Osmani ka thënë se është vetëm iluzion i zyrtarëve të qeverisë të cilët pohojnë se votimi i demarkacionit është kriteri i fundit i mbetur para liberalizimit.
Sipas saj kriteri i fundit është ai luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, e që qeveria e Kosovës, do të ketë shumë të vështirë plotësimin e tij si kriter sepse kjo i bie që duhet të shkarkohen nga pozitat një numër i madh i zyrtarëve të lartë në qeveri, të cilët janë të përfshire në korrupsion dhe krim të organizuar.
“Ne fakt, fjalimi i Shefes së re të Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe i te gjithë folësve te tjerë ne konferencën për MSA-ne vetëm sa e përforcoi vlerësimin se pengesa kryesore për liberalizim te vizave është krimi dhe korrupsioni. Demarkacioni po përdoret si fasade për te mbuluar problemin e vërtetë qe po e pengon liberalizimin, e qe janë pikërisht këto fenomene negative”, ka thënë deputetja Osmani.
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...