As në seancën e sotme nuk munguan debatet mes deputetëve, të cilët shërbehen shqetësimet e tyre për çështje të ndryshme.
Xhevahire Izmaku nga PDK tha se janë tronditur nga pamjet e rënda të largimit të banorëve ditëve të fundit nga lagja “Dardania”. Ajo tha se vendimi i Gjykatës ka ardhur në kohë të papërshtatshme, pasi që tashmë është fillimi i dimrit.
Ajo tha se Komuna e Prishtinës në vend që të gjejë zgjidhje për këta banorë, ka gjetur mënyrën e zgjidhjes së këtij problemi, duke i vënë të gjithë në situatë të palakmueshme.
“Ka tri ditë që opinioni i Kosovës është tronditur me pamjet e rënda të dëbimit të banorëve nga ndërtesat në Lagjen Dardania. Sigurisht se këtij rasti nuk mund ti qëndrojmë indiferent as ne si deputet i këtij kuvendi…Komuna e Prishtinës gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, në vend që të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë duke legjitimuar të drejtën e shfrytëzimit të pronës me afat të caktuar, apo sigurimin e strehimit në vendbanim tjetër për banorët e asaj ndërtese. Të drejta këto qytetare që burojnë nga ligji dhe detyrimet e pushtetit lokal, kanë gjetur mënyrën e zgjidhjes së kësaj problematike, duke na vënë të gjithëve në pozicione aspak të palakmueshme dhe mbi të gjitha duke i vënë banorët në një situatë, që siç e pamë mund të rezultojë me fatalitet për secilin prej tyre. Gjatë gjithë kësja kohe komuna e Prishtinës qëndroj indiferent, d uke i injoruar kërkesat e banorëve dhe duke i akuzuar ata si uzurpator…Në papërgjegjësi të plotë komuna e Prishtinës, provoj të nxjerr njerëz në rrugë”, tha ajo.
E në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e VV-së Aida Dërguti e cila tha se kritikat nga deputetët e pozitës për këtë çështje janë në adresë të gabuar, sepse vendimi për largimin e banorëve nuk ka qenë i komunës së Prishtinës, por i gjykatës.
“Mënyra se si u keqpërdor kjo hapësirë për ta sulmuar komunën e Prishtinës, rreth rastit të banesave të Dardanisë ndoshta sqarimin me të mirë e ka dhënë vet Shpend Ahmeti përmes një statusi. Është adresë e gabuar komuna e Prishtinës. Nëse kaq shumë iu ka prekur rasti është dashur të ndërhyni te ministri i MPB-së dhe ai i drejtësisë, të cilët kanë vendosur për këtë aksion”, tha Dërguti.
E në këtë seancë, nuk munguan edhe kritikat sa i përket gjuhës së folur nga ana e deputetëve. Abdyl Ymeri nga PDK tha se deputetët po përdorin një gjuhë denigruese dhe fyese.
“ Në diskursin publik është përdor dhe po përdoret një gjuhë denigruese, fyese e papërshtatshme dhe vulgare nga udhëheqësit e pozitës dhe opozitës. Diskursi gjuhësor dhe politik dhe gjuha grindavece e përdorur përmes FB, gjuha e tipit të përgjimeve dhe eksponentët e opozitës me thirrjet kriminel, dhunues tradhtar, hajna nuk duhet të bëhet normë edukate për politikanët tanë. Sepse kjo vetëm sa polarizon dhe ndan shoqërinë tonë“, tha ai.
E deputeti i Nismës Zafir Berisha tha se hajdutit s’ka se si i thuhet ndryshe.
“Është një e vërtetë shumë e madhe që zoti Imeri e përmendi për fjalorin shumë të ashpër, që po përdoret shpesh herë dhe në Kuvend. Por unë nuk e di si hajdutit duhet me i thanë ndryshe. Kur po i themi i korruptuar po mendojnë që është më butë. Hajduti është hajdut edhe me fjalor të gjuhës shqipe”, tha Berisha.
Ndërsa deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, ka reaguar në lidhje me kishën serbe në UP. Ajo tha se serbët e Kosovës duhet ta respektojnë Kushtetutën. Ndërsa tha se nuk do të lejohet ndërtimi i kishave dhe xhamive në oborr të UP-së.
“Serbet e Kosovës e kanë obligim ta respektojnë kushtetutën e republikës së Kosovës. Nuk do të lejohet as kishë, as xhami në oborret e institucioneve arsimore në Kosovë. Z kryeministër kërkojmë nga ju që tu tërhiqni vërejtjen dhe të ndërmerrni masa disiplinore ndaj zv/kryeministrit Branimir Stojkanoviq, i cili duke shkelur kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi, kishte marrë iniciativë që të përgatit këtë kishë që gjoja për ta hapur, për të provokuar situatën politike në vend. Z. Stojanoviq me këto gjëra të cilat na kthejnë mbrapa kujtesën e hidhur e të trishtuar nuk ka lojëra. Jemi pajtuar që të ecim përpara, por të kaluarën asnjëherë nuk do ta harrojmë. Askush të mos provoj të na provokoj dhe të na i prek plagët që na i shkaktuat e që ende janë të hapura”, tha ajo.
E për mos përfshirjen demarkacionit në seancën e sotme, foli deputeti Visar Ymeri, i cili tha se kjo është fitore e opozitës dhe gjithë atyre që e kanë kundërshtuar demarkacionin.
“Marrëveshja për demarkacionin nuk është e pranueshme nga populli i Kosovës, që e bënë këtë marrëveshje dhe antipopullore dhe anti demokratike. Por meqenëse është mbrojtur vazhdimisht nga Mustafa dhe Thaçi, atëherë kjo tregon se gabimi ka qenë i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm, pra cenim i paramenduar i territorit të Republikës. Pra është krim, vepër penale dhe si e tillë duhet të trajtohet…Sot kemi kuvend por nuk kemi marrëveshje për demarkacion. Pra kjo është fitore. Është fitore për Kosovën, sepse republikës iu mbrojt territori dhe kjo fitore vjen fal angazhimit të të gjithëve VV, AAK, Nismës, deputetëve kundërshtues të koalicionit, ekspertëve të fusha të ndryshme, por mbi të gjitha të popullit të Kosovës”, tha ai.
E si alarmante e paraqiti situatën e sigurisë në vend, deputetja Valdete Bajrami nga Nisma. Ajo tha se ky është një vit tragjik s ai përket situatës së sigurisë në vend.
“ Që nga ardhja juaj në pushtet nuk keni krijuar asnjë perspektivë për të ardhmen e tyre,e për punësime as që bëhet fjalë për qytetarët tanë. E për njerëzit e PDK-së dhe LDK-së tashmë ajo është e ditur. E ky vit del të jetë një vit tragjik për të gjithë qytetarët tanë, pasi që shumica nga të rinjtë të cilëve kjo qeveri do të duhej t’i krijonte kushte për një të ardhme me të mirë, punësim dhe përkujdesje për forcimin e sistemit të arsimit, ju atyre nuk iu dolët në ndihmë nuk i ofruat siguri dhe sot kur unë po flas këtu shumica nga të rinjtë nuk janë më në mesin tonë. Ju jeni përgjegjës kryesor për të ardhmen e shoqërisë sonë, e sidomos të gjeneratave të reja”, tha ajo.
Edhe Teuta Haxhiu nga AAK kishte një porosi për deputetët serbë. Ajo kërkoi nga ata që të ndalen me kërkimin e privilegjeve.
“ Unë iu bëjë thirrje si deputet të parlamentit të Kosovës, të ndali në kërkimin e privilegjeve si komunitet serb në Kosovë. Mjaftë më me privilegje”, tha ajo.
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...