Gjatë shqyrtimit të raportit të Auditorit të Përgjithshëm në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrje Financiare të Ministrinë e Kulturës, kryetari i këtij Komisioni Faton Topalli tha në bazë të të gjeturave nga raporti ka keqpërdorime buxhetore në Ministrinë e Kulturës.
Sipas tij pa asnjë arsyetim janë ndarë 6 milionë euro për projekte të ndryshme. Topalli tha se janë punësuar 100 zyrtarë në Ministrinë e Kulturës pa asnjë rregull procedural.
Mirëpo në anën tjetër, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala gjatë mbledhjes së këtij komisioni, tha se nuk ka vërejtur asnjë keqpërdorim financiar në vitin 2015 në ministrinë që ai drejton.
Duke folur për 6 milionë euro të subvencioneve, ai e ka arsyetuar se kjo I përket periudhës nga viti 2010-2014.
Shala tha sa i përket punësimit prej 100 personave në ministrinë që ai drejton, nuk janë punësime por angazhime të zyrtarëve për punë të veçanta.
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin