Kumbullat janë fruta shumë të ushqyeshme që rriten më së shumti në SHBA, Evropë, Japoni dhe Kinë.
Çdo sasi, sado e vogël, e kumbullave të konsumuara është e tejmbushur me vitamina, minerale dhe antioksidues.
Dihet se antioksiduesit kanë efekte shumë pozitive, duke filluar nga ulja e kolesterolit dhe freskia e lëkurës.
Kumbullat mund të ndalojnë në parandalimin e kancerit – Siç u tha dhe më lartë, kumbullat janë një burim i pashtershëm i antioksiduesve. Ja pse konsumimi i tyre në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit. Një nga oksidantët më ndihmues në luftën kundër kancerit që gjendet te kumbulla është beta karoteni.
Ndihmon në mos mpiksjen e gjakut – Vitamina K e cila gjendet në kumbulla ndihmon në parandalimin e mpiksjes së panevojshme të gjakut. Është e rëndësishme që të parandalohen mpiksjet e gjakut sepse mund të bëhen të rrezikshme aq sa të shkaktojnë atak në zemër.
Ndihmojnë në forcimin e kockave – Një funksion tjetër jo më pak i rëndësishëm i vitaminës K është që të mbajë kalciumin në kockë dhe jo në gjak. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme konsumimi i kumbullave për forcimin e kockave. Përveç të tjerave, është treguar se tek kumbullat gjenden disa komponentë që ruajnë në nivele normale densitetin e kockave.
Mbajnë në nivele normale sheqerin në gjak – Edhe pse kanë një shijë pak të ëmbël, kumbullat janë një ushqim shumë i mirë për të sëmurët me diabet të tipit dy. Disa përbërës të tyre rregullojnë nivelin e insulinës në gjak pas konsumimit të ushqimit dhe detyrimisht mbajnë në kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
Konsumimi i tyre ul tensionin e lartë të gjakut – Keni nivel shumë të lartë të tensionit? Merrni ilaçet e rekomanduara nga mjeku, rregulloni dietën ushqimore, bëni ushtrime fizike , por mos harroni të shtoni edhe disa kumbulla. Antioksidantët dhe fibrat e gjendur në kumbulla rregullojnë tensionin e gjakut duke i mbajtur enët e gjakut të shëndetshme dhe duke rregulluar nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Heqin kilet e tepërta – Përmbajtja e lartë e fibrave dhe ujit në kumbulla e bën stomakut të ndihet menjëherë i ngopur dhe e shpëton në këtë mënyrë nga ngrënia e tepërt. Për më tepër, ato përmbajnë një sasi të pa konsiderueshme të yndyrës dhe aspak kolesterol.
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin