Këtë e konfirmon edhe Blerim Begaj, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Malishevë i cili thotë për lajmi.net se janë njoftuar me rastin dhe kanë filluar të merren me të.
Madje edhe Qendra Sociale në Suharekë po merret me ta, meqë vajza është nga ajo Komunë.
“Ne si Qendër do të shohim se si ka rrjedh kjo martesë dhe se si janë marrë vesh ata por zakonisht fajet i kanë dy prindërit që kanë lejuar një martesë të tillë. Sipas ligjeve në fuqi çiftin duhet me nda. Vajza duhet me shku te familja e saj, derisa të arrihet mosha madhore. Ne duhet të punojmë për këtë rast”, thotë ai për lajmi.net
Martesa e këtij qifti të mitur ka ndodhur para një muaji ndërsa sot janë publikuar pamjet. E në anën tjetër psikologët e vlerësojnë si tragjedi e avokatët thonë se prindërit rrezikojnë deri 20 vite burg.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...