Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) së shpejti pritet të ndryshojë mënyrën e rimbursimit të tatimpaguesve, ku shpërblimet nga mbledhja e kuponëve fiskalë do të behën përmes lojës shpërblyese, e jo përmes kthimit të parave. Por, një gjë e tillë po kundërshtohet nga ana e Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, por edhe nga vetë qytetarët.
Sipas tyre, kjo mënyrë e shpërblimit është jotransparente dhe gjithmonë lë hapësirë për dyshime. Selatin Kaçaniku, kryetar i kësaj Shoqate, thotë se kanë ngritur shqetësime edhe më herët rreth shpërblimeve përmes lojërave, ku ai thotë se kjo mënyrë është një mashtrim ndaj konsumatorëve.
“Edhe mënyra përmes kthimit të parave që ka aplikuar ATK-ja ka qenë veç shumë qesharake, pasi që shuma që kanë gëzuar qytetarët ka qenë shumë e ulët. Ndërsa, kjo mënyrë përmes lojës është jotransparente dhe gjithmonë ka hapësirë për dyshime. Ne edhe më herët kemi pasur një hulumtim lidhur me lojërat shpërblyese dhe kemi parë se ka hapësirë për dyshime pasi që aty nuk ka prani të qytetarëve. Por, zyrtarë të ATK-së që duan të na dëshmojnë dhe bindin se janë të pastër karshi ligjeve ata duhet të kenë një konsumator aty pranë”, ka thënë ai.
Edhe qytetarët kanë thënë se nëse ATK-ja do të aplikojë rimbursimin e kuponëve në këtë mënyrë, atëherë do të bjerë interesimi i tyre për të mbledhur kuponë fiskalë..
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...