Që nga ora 9:00, në fakultetet e Universitetit “Kadri Zeka”, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se Universiteti “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore , bachelor në vitin akademik 2016/2017, do të regjistrojë 779 studentë të rregullt, ku përfshihen studentët që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve, student nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet joshumicë.
Sipas njoftimit, të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues, do të bëhet deri më 22 shtator 2016.
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...