Dy zyrtarë të lartë të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi dhe Argjent Sefa, janë paraqitur në polici se janë kanosur nga drejtori i Postës, Sejdi Hoxha. Por, pas katër ditësh, të dytë në momentin kur janë ftuar në intervistë kanë deklaruar se nuk janë të interesuar të vazhdojnë më tutje me rastin, të cilin policia edhe e ka mbyllur.
Policia e Kosovës konfirmon rastin, por në anën tjetër Sejdi Hoxha, po ashtu edhe Smakiqi dhe Sefa, në mënyrë kategorike mohojnë të kenë pasur konflikt mes vete.
Në përgjigjet e dërguara nga zyra për media e Policisë së Kosovës thuhet se më datë 30.11.2015 rreth orës 09:30 në stacionin Policor Jugu në Prishtinë janë paraqitur ankuesit Xh. S. dhe A. S. ku të njëjtit kanë pretenduar se janë kanosur nga mbikëqyrësi i tyre, shkruan Zëri.
“Nga deklarimet e tyre nuk janë shfaqur elemente qenësore të veprës penale të kanosjes, kësisoj Prokurori i Shtetit ka rekomanduar që të iniciohet vetëm një hetim preliminar. Ndërkohë që më datë 04.12.2015 ankuesit janë ftuar për intervistë, të njëjtit janë deklaruar se nuk janë të interesuar që të procedojnë më tej në lidhje me pretendimet e tyre, andaj më 18.12.2015 rasti është mbyllur”, thuhet në përgjigjet e dërguara.
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...
Prebreza: Dosjet e dorëzuara në hetuesi bazohen në vendime j...
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit