Edhe Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u shpreh se kisha serbe në oborrin e UP-së nuk guxon të preket.
Arifi thotë se objekti kishtar nuk përfaqëson monument religjioz, por është një objekt i terrorit të shtetit serb gjatë viteve të 90-ta.
“Objektet fetare janë të shenjta pavarësisht se cilit besim i takojnë. Të gjitha objektet duhet të ruhen jo vetëm nga institucionet por edhe nga qytetarët posaçërisht shqiptarë të cilët edhe ashtu ndër shekuj i kanë ruajtur këto objekte. Objekti në kampusin universitar për mua si qytetar kurrë nuk do të shihet si objekt religjioz por si “monument i terrorit ” të shtetit Serb gjatë viteve 90. Kurrë sdo ta shoh si kishë dhe kurrë s’do ta shoh si objekt që duhet të mbrohet. Ky objekt është shembull pikërisht i kundërt i asaj që sot tha Presidenti i Kosovës. Ky objekt nuk është as dëshmi e tolerancës e as dëshmi e mburrjes së askujt Presedniće Taći”, ka shkruar Arifi.
Çdo objekt fetar në Kosovë sipas Arifit është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t’i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë, por sipas tij, ky objekt nuk është i tillë as kurrë nuk do të jetë.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...