Molla është mbreti i frutave dhe nëse hani çdo ditë nga 1 mollë ju siguroheni se shëndeti juaj do të jetë dukshëm më i mirë.
Molla ju ndihmon shumë për të përmisuar sistemin e tretjes, për parandalimin e kolesterolit, për të kontrolluar peshën dhe mban sistemin imunitar të fuqishëm, shkruan koalb.com.
Fibrat që përmban molla ndihmojnë në sistemin e tretjes. Lëvoret e mollës ndihmojnë shumë për trajtimin e kapsllëkut. Gjithashtu molla zvogëlon nivelin e kolesterolit.
Të tëra këto gjëra ndihmojnë në parandalimin e obezitetit dhe dihet mirë që pikërisht nga obeziteti rrjedhin shumë sëmundje, si sëmundja e zemrës, tensioni i lartë dhe sëmundja e diabetit.
Një mollë e kuqe rregullon sistemin imunitar. Studimet e fundit kanë gjetur se molla ndihmon edhe për lëkurën tuaj, pasi është e mbushur me vitaminë C dhe antioksidantë të ndryshëm. Molla përmban edhe kalcium dhe ndihmon në forcimin e eshtrave.
Studimet thonë se molla i ndihmon shumë edhe nënave shtatzanë dhe fëmijevë, prandaj mos e largoni asnjëherë nga tryeza.
Por, nëse doni që lëkurën tuaj të shkëlqyer ta lakmojnë të gjithë, hani një mollë në ditë.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...