Nënë e bijë ndërruan jetë në spital njëra pas tjetrës e po kështu veç e veç iu është dhënë lamtumira e fundit. Aida Çajku, 35 vjeçe, nëna e Ornelës dhe Flavios, edhe pse në duart e mjekëve nuk ia doli të sillte në jetë edhe fëmijën e tretë.
Vajza nga Kukësi, e martuar prej 10 vitesh me mblesëri, jetonte me dy fëmijët, ndërkohë që bashkëshorti ishte emigrant në Itali. Njerëzit që e njohën e kanë të vështirë të gjejnë fjalët.
“Njeriu më i dashur me të gjithë, vetëm qeshte, asgjë tjetër. Mezi po prisnim të lindte vajzën, sa herë që e takoja i thosha kur do të lindësh…”, tregon Elona Kuçi, e afërme e së ndjerës.
Për të zbardhur vdekjen e Aidës, që u dërgua në tre spitale, nga “Koço Glozheni” tek “Nënë Tereza”, më pas në Sanatorium për t’u kthyer sërish në maternitet po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për “mjekim të pakujdesshëm”.
Aktualisht janë vendosur nën hetim në gjendje të lirë mjekët Helidon Klosi, Dritan Deçka, Nazmie Ceni dhe një infermiere. Burime të prokurorisë shpjegojnë se hetimet do të jenë më të qarta sapo mjekësia ligjore të kthejë përgjigjje për autorësinë në të cilën do të përcaktohen shkaqet e vdekjes.
Kallëzimi ndaj mjekëve është bërë nga vëllai i të ndjerës, Fation Homuri, i cili është personi që e ka çuar të motrën për të lindur.
Familjarët e gruas shpjegojnë në kallëzim se mjekët nuk i kanë dhënë shërbim në kohë 35-vjeçares, duke shkaktuar vdekjen e saj dhe të foshnjës në bark.
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates