Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë për “Zërin” se iniciativa për gjetjen e një zgjidhjeje po bëhet në kohën kur Qeveria është në defensivë.
“Iniciativa të tilla po bëhen në kohën kur Qeveria është në defensivë, kur Qeveria e dorëzuar do të duhet të dorëhiqet dhe kur Prokuroria do të duhej t’i fillonte hetimet kush janë ata që bënë këso marrëveshjesh që në njërën anë është krim dhe në anën tjetër është tradhti. Pra, në mënyrë që të mos flitet për historinë e problemit, ata flasin për një lloj zgjidhjeje”, është shprehur Kurti.
Sipas tij, përfaqësuesit e “Vetëvendosjes” marrim pjesë nëpër forumet ku ftohen për të diskutuar për Demarkacionin për shkak se janë të interesuar ta thonë me saktësi e qartësi mendimin e tyre. Kurti ka thënë se në anën e opozitës është e vërteta shkencore dhe e drejta politike për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...