Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka akuzuar përsëri Lidhjen Demokratike të Kosovës për keqqeverisje në qytetin e Pejës, nëpërmjet një komunikate të lëshuar të mërkurën.
Sipas partisë opozitare, vlerësimin e saj për keqqeverisjen e LDK’së në Pejë e ka mbështetur një raport i publikuar nga Auditori të Përgjithshëm, i titulluar “Performanca financiare dhe shërbimet e ofruara në komuna në vitin 2015”.
Ky raport ka krahasuar të dhënat e 35 Komunave në 7 fushat kryesore si dhe ka poentuar këto të dhëna në bazë të kritereve duke dhënë një pasqyrë të performacës së Komunave.
Sipas këtij raporti, që e citon komunikata, komuna e Pejës është e 21 nga 35 Komuna që ka Kosova sa i përket investimeve kapitale për vitin 2015, ngase ka shpenzuar vetëm 23% të buxhetit për investime kapitale që kanë pësuar rënie prej 9% nga 2014, ndërsa për nga mënyra e shpenzimeve të të hyrave ajo zë vendin e 28.
Peja shpenzon më shumë se 32 Komuna të Kosovës në mallra e shërbime, ka thënë raporti, citon AAK.
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...