Nesër Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

16:12 | 14 Shtator 2016
M. A.

Nesër, më 15 shtator 2016, Kuvendi i Kosovës  shënon tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

Qytetarë, studentë dhe nxënës (nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi) do të vizitojnë  ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë do të shpaloset  Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe do të organizohen  aktiviteteve  të ndryshme  që e afirmojnë  ndërtimin e demokracisë.

 

AGJENDA

10.00                    Ceremonia e hapjes

                   Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

James Hope, drejtor i Zyrës së USAID- në Kosovë.

 

10.10-10.15                    Dorëzimi i hulumtimeve parlamentare nga KDI tek Kuvendi.

 

10.15-15.30                   Aktivivitete paralele:

Hapja e Panairit të organizatave të shoqërisë civile :                       

Aktivitetet e Grave Deputete;

Promovimi i platformës “Vota ime”;

Promovimi i punëtorive të Demokracisë;

Kuizi i Demokracisë “Demokracia 2030”.

                                                                            

10.30-10.50          Ekspozita e pikturës me temë “Demokracia 2030”

(ndarjes e shpërblimeve për punimet më të mira);

 

11:00 –11:40       Konferencë- Lansimi dhe promovimi i Planit të Veprimit për        Kuvend të hapur dhe transparent (salla-409);

11:40 -12:20       Shfaqja e filmit dokumentar “Çka do të thotë Demokraci për

ju”, të përgatitur nga OSBE     (salla 409);

 

14.30 -15.00         Shfaqje teatrale me temë “Demokracia dhe pjesëmarrja qytetare” (Holli i Kuvendit);

16.00                    Mbyllja.

Shpërndaje në rrjete sociale