Sot, shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, u takua me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Në një njoftim për media thuhet se shefja e EULEX-it dhe kryeministri diskutuan për bashkëpunimin e përgjithshëm për çështjet e sundimit të ligjit dhe për rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe EULEX-it.
Papadopoulou ritheksoi se ”EULEX-i është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian si dhe në trajtimin e mëtejmë të sfidave të sundimit të ligjit”.
Ajo po ashtu nënvizoi që institucionet kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja e vazhdueshme e EULEX-it për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit, në mënyrë që të mundësohet një bartje sa më e lehtë e pronësisë dhe përgjegjësisë gjatë mandatit aktual të EULEX-it./Arbresh.info
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...