Kamioni shkel këmbësorin në Sllatinë (Foto+16)

14:31 | 13 Shtator 2016
M. A.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën kryesore të Sllatinës, ku përmes këtyre fotografive mund të shihni edhe personin e shtrirë në tokë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Gazetën Express se aksidenti ka ndodhur mes kamioni dhe një këmbësori.

Hoxha ka thënë se personi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ekipet e hetuesisë tashmë janë në vendin e ngjarjes.

sllatine1_1473769404-8378803

 

Shpërndaje në rrjete sociale