Miralem Pjaniq po shijon momente të mrekullueshme me Juventusin.
Zonja e Vjetër e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar tre fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara.
Kjo edhe për meritë të futbollistëve të ardhur në këtë afat kalimtar, si Miralem Pjaniq e Gonzalo Higuain, të cilën ishin protagonist në triumfin 3:1, të Juves nda Sassuolos, transmeton KosovaPress.
Mesfushori boshnjak, është shumë i lumtur që në sulm ka dy lojtarë si Higuain dhe Dybala.
“Është një kënaqësi të luash me Gonzalon dhe Pauolon, pasi që të dy janë lojtar që kuptojnë futbollin”, ka thënë Pjaniq për Tuttosport.
“Ne po kuptohemi me vetëm një shikim dhe e dimë secili se ku ta pasojmë topin dhe jam i bindur se me kalimin e kohës do të kuptohemi edhe më shumë”, ka theksuar boshnjaku.
Kujtojmë se Pjaniq është transferuar këtë verë te Juventusi nga skuadra e Romës.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...