Edhe ish Brigada 138 “Agim Ramadani”, i ka shprehur ngushëllime familjes me rastin e vdekjes së nënës së heroit Agim Ramadanin.
Në telegramin e ngushëllimit të ish brigadës më të njëjtin emër, thuhet se Fetihe Ramadani ishte një nënë e madhe që i dha shumë kombit dhe lirisë së Kosovës.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e nënës Fetihe Ramadani, në moshën 85 vjeçare, një Nënë e madhe që i dha shumë kombit dhe lirisë së Kosovës. Nëna Fetihe, diti të rritë dhe edukoj në frymë patriotike Heroin e Kosovës, birin e saj dhe të Kosovës, Agim Ramdanin, i cili e bëri atë dhe Kosovën krenarë me veprën e vet sublime”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
“Në emër të Stafit të ish Brigadës “138 Agim Ramadani”, përkatësisht SHVL të ish Brigadës 138 Agim Ramadani – Koshare, bashkëluftëtarëve të saj i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani. U prehtë në Paqe shpirti i saj fisnik!”, thuhet në fund të telegramit ngushëllues.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...