Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se veni ynë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, kështu që vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 graë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales me tendencë të rritjes në ditët në vijim. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e leht deri mesatare. Sipas parashikimeve numerike, sinoptike dhe radarike kjo gjendje bllokuese e presionit nga pasditja e së dielës dal nga dal do të ç’ vendoset nga vendi ynë, duke krijuar mundësi që masat e ajrit me presion të lartë të mbizotërojnë mbi vendin tonë për të krijuar kushte që java e ardhshme të ketë temperatura pak sa ma të larta, kthjellime dhe intervale më të gjata me diell”, thuhet në komunikatë.
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...