Derisa po celebrohej mesha për shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa kanë shkuar vullnetarisht për të marrë kungimin, rit ky ndër më kryesorët në kremtimin e meshës për besimtarët katolikë. Ndonëse të ftuar në cilësinë e zyrtarëve të lartë shtetërorë, sipas burimeve të gazetës, presidenti dhe kryeministri kanë vendosur që për një moment t’i kryejnë obligimet e besimtarëve të krishterë, edhe pse një gjë e tillë është në kundërshtim me normat dhe rregulltat e kishës katolike.
Duke u bazuar në traditën kishtare, kungimi është njëri ndër sakramentet më të rëndësishme, të cilin mund ta marrin vetëm besimtarët e krishterë. Sipas normave dhe rregullave të përcaktuara nga kisha, të gjithë besimtarët e pagëzuar në fenë e krishterë e të cilët janë të rrëfyer kanë të drejtë të kungohen, shkruan ‘Zeri’.
Mirëpo këtë normë, me ose pa vetëdije, e kanë thyer dy udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, ku u janë bashkuar besimtarëve të shumtë në sheshin e “Shën Pjetrit” në marrjen e kungimit, ani pse me rregulla të kishës një gjë e tillë ndalohet për personat që nuk i përkasin religjionit të krishterë, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Marrjen e kungimit gjatë kësaj meshe nga ana e presidentit Thaçi e ka konfirmuar vetë Zyra e tij.
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...