Partnerët e mëdhenj të koalicionit qeverisës, PDK e LDK, edhe më tutje nuk janë konsultuar me Listën Serbe për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Opozita pret dorëzimin e ekzekutivit dhe kthimin në pikën zero të këtij procesi.
Partnerët e mëdhenj të koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë konsultuar me partnerin tjetër Listën Serbe për çështjen e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi as pas dështimit të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje më 1 shtator, kur u tërhoq nga votimi në mungesë të Listës Serbe. Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se kanë takime me përfaqësuesit e serbëve, porse nuk janë konsultuar për këtë temë. Kështu ata thonë se ende nuk mund të flitet për mbajtjen e seancës për ratifikimin e Demarkacionit. Në anën tjetër, subjektet opozitare thonë se Qeveria do të dorëzohet në këtë temë. Prandaj, sipas tyre, opsioni më i mirë është që kjo marrëveshje të hedhet poshtë dhe se procesi i demarkacionit të nisë nga fillimi, transmeton Zëri.
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për “Zërin” se përfaqësuesit e Qeverisë kanë vazhdimisht takime me përfaqësuesit e Listës Serbe, porse nuk kanë zhvilluar ndonjë takim të veçantë për çështjen e Demarkacionit./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...