U nevojit interesimi i medieve në lidhje me një donacion që ka përfituar para më shumë se një muaji Klinika e Pediatrisë që këta të fillojnë me dializën e fëmijëve. Zyrtarët kishin thënë se ishte vetëm mungesa e materialeve ajo që pengonte punën në funksionalizimin e dializës së fëmijëve. Por, pasi u siguruan materialet në Klinikë nuk punuan për më shumë se një muaj derisa fëmijët kryenin dializën në Tiranë
Ndonëse më 26 korrik të këtij viti Klinika e Pediatrisë në QKUK kishte pranuar një donacion që ishte i domosdoshëm për të rifunksionalizuar dializën e fëmijëve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më 31 gusht.
Zyrtarët e Klinikës së Pediatrisë ishin zotuar se pas përfitimit të donacionit do të fillonin menjëherë me kryerjen e dializave për fëmijët që shërbimin e merrnin në Tiranë.
Por dializimi i vetëm një fëmije ka filluar në Klinikën e Pediatrisë pas më shumë se një muaji kur Klinika ka pranuar donacionin dhe atë tek pasi më datën 30 gusht gazeta “Zëri” ka bërë një kërkesë përmes Zyrës për Informim të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të realizuar një reportazh në Klinikë...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...