Rreth orës 20:00 në Bruksel, ka përfunduar dita e parë e bisedimeve në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Temë kryesore e këtij takimi ka qenë zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe çështja e përdorimit të targave të automjeteve nga Kosova, transmeton Indeksonline.
Pjesëmarrësit e këtij takimi nuk kanë dashur t’i publikojnë detajet e bisedimeve të sotme.
Pritet që nesër në vazhdën e bisedimeve temë të jenë katastri, njohja e diplomave dhe çështja kryesore e formimit të komunave serbe.
Në ditën e fundit të bisedimeve të cilat do të mbahen të premten, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuara nga BE-ja, do të diskutojnë demarkacionin e pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës.
Gjatë tre ditëve të bisedimeve ky delegacion udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq dhe dhe nga ministra për dialog Edita Tahiri.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...