Në aksidentin ajror që ka ndodhur dje pasdite në afërsi të Shkupit ka humbur jetën vetëm një kosovar. Visar Begaj nga Banja e Malishevës është viktima e vetme kosovare e këtij aksidenti.
“Nuk kemi informatë se kur do ta sjellin trupin e tij. Ai ka pasë edhe shtetësi italiane dhe tonën. Kemi kontaktu me ambasadën tonë në Shkup, ambasadori Berisha na ka premtu se do të merret me këtë çështje, që anëtari të ndalet këtu se e ka shtetësine edhe të Kosovës”, tha Ragip Begaj.
Ndërsa axha i Visar Begajt, Xhevdeti, thotë se nuk kanë shumë informata për rastin por e dinë që ai dje është nisur nga Italia me katër aeroplanë në drejtim të Kosovës.
“Sot ka pasë me hapë shkollën e aeronautikës në Istog mirëpo tragjedia ka ndodhë. Nuk e dijmë as na vetë, nuk kemi informata të sakta se nga çfarë ka ardhë deri të rrëzimi i aeroplanit”, tha ai.
Xhevdet Begaj thotë se Visari vitin e fundit pothuajse çdo javë ka udhëtuar në relacionin Itali-Kosovë.
Ai flet për vetitë e nipit të tij tashmë të ndjerë. ““Djalë dinamik, i zoti, që e ka deshtë punën. Edhe viteve më përpara ka pasur firmë në Itali, pastaj është transferuar edhe në Gjermani. I ka disa punëtorë që punojnë atje në ndërtim”, tha ai.
Gjashtë veta kanë humbur jetën në aksidentin e avionit, që ndodhi dje pasdite afër Shkupit.
Avioni ishte nisur nga Italia për në Kosovë dhe besohet se pilotët janë nisur në drejtim të Shkupit për t’u furnizuar me karburant./Kallxo.com
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...