Në ekipin e Kosovës u paraqitën disa yje, të cilët e bënë diferencën ndaj Finlandës në ndeshjen debutuese në eliminatoret për Botërorin e Rusisë.
Mirëpo, përzgjedhësi Albert Bunjaki insiston se skuadra e tij nuk është kompletuar ende, duke paralajmëruar përforcime tjera, shkruan Zëri.
“Ndaj Finlandës na kanë munguar disa lojtarë si Loret Sadiku, Elbasan Rashani, Arbër Zeneli, por edhe Besart Berisha. Gjithashtu, jemi duke i pritur edhe dy lojtarë të rinj, mbrojtës të krahut, të cilët do ta rrisin konkurrencën, por e presim edhe një portier”, deklaroi për Zërin, trajneri kosovar, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që edhe Përparim Hetemaj t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës. /Zëri/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...