Kryetari i Shoqatës “Vatra” me seli në Toronto,Tony Sulaj dhe Pashko Gjokaj nga Mali i Zi, kanë qëndruar në qytetin e Mitrovicës, të cilët janë pritur nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi si dhe nga drejtori i Arsimit, Pajazit Hajzeri.
Gjatë këtij takimi kryetari i Shoqatës “ Vatra”, Toni Sulaj ka folur për Vatrën dhe vatranët, për misionin e të gjithë shqiptarët në diasporë dhe kontributin e tyre në procese të rëndësishme historike. Gjatë rrugëtimit të saj historik kjo shoqatë ka luajtur rol të rëndësishëm ne jetën politike, kulturore dhe shoqërore për shqiptarët në diasporë e cila vazhdon rrugën e aktivitetit në interes të mbrojtjes të interesave mbarë shqiptare. Ai më tutje ka shtuar që është një nder i veçantë për të, edhe vizita e sotme në qytetin e Mitrovicës.
Nënkryetari Kamberi i ka falënderuar përfaqësuesit e shoqatës “ Vatra” dhe përkushtimin e shqiptarëve në diasporë në procese të rëndësishme për Kosovën. Ai më tutje ka folur edhe për angazhimin e vazhdueshëm te komunës, për të ngritur zhvillimin ekonomikë të qytetit, për të përmirësuar jetesën dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Në si komunë jemi të përkushtuar në zhvillimin e bujqësisë, ndonëse Mitrovica njihet si qytet industrial, mirëpo ne kemi resurse të mjaftueshme për zhvillimin e bujqësisë dhe të turizmit, kemi krijuar edhe zonën e lirë ekonomike për të tërhequr investitorë te huaj e vendore. Jeta politike është me stabile, tani edhe kur kanë filluar punimet ne heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, duke mundësuar që Mitrovicës ti kthehet epiteti i dikurshëm ”, shtoi më tutje Kamberi.
Edhe kryetari Bahtiri ka vlerësuar lartë punën e mërgimtarëve shqiptarë, të cilët ndonëse jetojnë e veprojnë ne diasporë, ata gjithmonë me mendje dhe zemër janë në vendlindjen e tyre, duke qenë shtylla kryesore e ekzistencës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Edhe pas luftës, pikërisht kjo diasporë ka dhënë kontribut të çmueshëm në ndërtimin dhe rindërtimin e Kosovës së djegur e të shkatërruar nga lufta. Edhe sot, kontributet financiare të kësaj diaspore janë të mëdha dhe domethënëse për Kosovën dhe zhvillimin e saj ” , ka thënë Bahtiri.
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...