Prokurorët hungarez kanë ngritur aktakuzë ndaj kamermanes, e cila akuzohet se ka shqelmuar dhe ka tentuar të rrëzojë migrantët, në afërsi të kufirit jugor me Serbinë.
Ngjarja kishte ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar.
Prokurorët kanë thënë sot se Petra Laszlo po akuzohet për “shkelje të paqes”, duke shtuar se nuk ka pasur dëshmi se veprimi i saj ka qenë i motivuar nga urrejta racore.
Gjykimi ndaj Laszlo do të mbahet në qytetin Szeged.
Laszlon, televizioni N1TV, e largoi menjëherë nga puna, pas publikimit të pamjeve, ku ajo shihej se si godet me shkelm një vajzë të vogël dhe një djalë dhe më pas tentoi që të rrëzonte një burrë i cili kishte në duar një fëmijë.
Në atë kohë ajo tha se e kishte kapur paniku, kur migrantët shpërthyen kordonin e policisë dhe u mbrojt duke thënë se ishte ndjerë se po e sulmonin.
Laszlo më vonë i kishte thënë gazetës ruse Izvestia se jeta e saj ishte “shkatërruar” dhe se është duke e konsideruar mundësinë që të shpërngulet për të jetuar në Rusi.
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...