Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në 17 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se ky institucion është njëri ndër më të besueshmit në vend.
AI në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se sot është pranë familjeve të policëve që kanë rënë në detyre.
Lexoni postimin e plotë të Veselit:
Uroj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në përvjetorin e 17-të të krijimit – një nga institucionet më të besueshme të sigurisë në Kosovë, shembull edhe për vendet e rajonit.
Edhe pse kohëve të fundit Policia është sfiduar si kurrë më parë, prapë se prapë ka arritur të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Në këtë ditë të shënuar, jemi pranë familjeve të policëve të rënë në detyrë. Ata ranë në shërbim të atdheut, në shërbim të së ardhmes sonë euro-atlantike.K.V.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...