Milani duhet të përgatisë kontrata të reja për Alessio Romagnolin dhe Mattia De Sciglion, teksa rëndësi të veçantë duhet t’i kushtojë Gianluigi Donnarummas.
Tifozët rossonerë shpresojnë që pronarët e rinj të klubit të vazhdojnë të kultivojnë projektin e avancimit të lojtarëve italianë në skuadër, të nisur nga Silvio Berlusconi.
De Sciglio dhe Romagnoli janë dy lojtarë, të cilëve duhet t’u shqyrtohen kontratat, pasi Juventusi, respektivisht Chelsea, kërkojnë shërbimet e tyre.
Rasti i njëjtë është edhe me Donnarumman, të cilin e kërkon Real Madridit. Portieri mbush 18 vjet në vitin e ardhshëm, ndërsa klubi thuhet se ia ka arritur pagën vjetore nga 160.000 euro në një milion.
Mirëpo, kjo nuk mjafton për një gardian të tillë, pasi mund t’ia rrëmbejnë klubet që paguajnë më shumë.
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...