Vetëm disa javë pas raporteve që Samsung mund të fillojë të shes telefona të përdorur të njësive të saj më të mira, kompania nga Koreja Jugore ka filluar të ofrojë modele të tilla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëse vizitoni faqen zyrtare të gjigantit teknologjik për tregun e SHBA-s atëherë mund ta vëreni një seksion të ri të quajtur “Samsung Certified Pre-Owned Phones”, shkruan portali arbresh.info.
Aktualisht, kompania është duke shitur modelet e përdorura të telefonave si Galaxy Note 3, S4, S5, S6, S6 Edge dhe Galaxy Note 4. Ju mund të ruani deri në 265 dollarë nëse blini ndonjë telefon të rinovuar, por duhet ta keni parasysh që pagesa duhet të bëhet në fillim dhe asnjë njësi nuk është e zhbllokuar./arbresh.info

Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...
Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë në Deçan sulmo...