Një kompleks rrezikohej nga riaktivizimi i një vatre zjarri, por me ndërhyrjen e 60 forcave zjarrfikëse u bë i mundur lokalizimi i flakëve.
Ndërhyrjet vazhdojnë më shumë nga ajri sesa nga toka. Era në Shëngjin ndryshon shpesh drejtim duke favorizuar përhapjen e flakëve në të gjitha anët.
Dy vatra zjarri shpërthyen një ditë më parë në zonën e Shëngjinit duke djegur sipërfaqe të mëdha toke. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz ose bazë materiale.
Policia e Lezhës pasditen e së enjtes arrestoi edhe autorin e zjarrvënës Preng Përgjoni, 63 vjeç banues në Lezhë, i cili kishte vënë qëllimisht zjarrin për ripërtëritjen e kullotave.
Ndërkohë, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një zonë mes Velipojës dhe Torovicës në vendin e quajtur Mali Kolaj. Për pasojë me dhjetëra hektarë pyje e shkurre janë shkrumbuar nga flakë.
Zjarri ka nisur pak pas mesante dhe ende vazhdon të ketë zona të përfshira nga flakët. Aktualisht vatra e zjarrit është mjaft larg zonave te banuara dhe ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur për shkak të terrenit të thellë malor.
Flakët janë duke u përhapur ne drejtim të Majës së Zezë në zonën e Rrjollit të favorizuara dhe nga era. Për fat të mirë gjatë orëve të mesditës ritmi i përhapjes së flakëve ka rënë .
Dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht për hapjen e kullotave të reja./ Top Channel
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...
Hapet Ngushtica e Hormuzit, bllokada amerikane vazhdon të mb...