Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, thotë se po synojmë të ndërtojnë tregun kombëtar të arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili do të mundësojë mobilitetin akademik të studentëve, profesorëve dhe diplomave.
I ftuar në Tiranë për një ligjëratë para studentëve ai ka folur gjatë për Pavarësinë e Kosovës, marrëdhëniet me fqinjët, por edhe për marrëveshjet në fushën e arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe mbi sfidat kryesore që shteti i Kosovës ka në krye të listës.
” Do të kemi një konferencë shumë rezultative që vjen si rezultat drejtpërdrejtë i takimit tonë, bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me ministren Lindita Nikolla, me të cilën tani kemi vendosur një bashkëpunim me baza ditore, grupet tona takohen për çdo jave dhe kemi arritur marrëveshjet në mbledhjet e dy qeverive ku kemi hartuar 3 marrëveshje në fushën e arsimit; unifikimin e kurrikulave në arsimin parauniversitar; marrëveshja e dytë ka të bëjë me ofrimin e një arsimi të integruar të diasporës shqiptare kudo që ajo jeton dhe marrëveshja e tretë shumë e rëndësishme ka të bëjë me arsimin e lartë ku ne po i shkëmbejmë përvojat; po vendosim bazën e bashkëpunimit mes universiteteve tona dhe po krijojmë të ashtuquajturin treg kombëtar të arsimit të lartë, një treg të liberalizuar që do të mundësojë mobilitetin akademik të studentëve; profesorëve dhe diplomave,” tha ai.
Ndërsa për rrugën e gjatë mes të cilës ka kaluar Pavarësia e Kosovës ai tha se gjithmonë Serbia dhe ish Jugosllavia e dikurshme kanë ndërtuar politika antishqiptare, por sot askush nuk ka të drejtë ta vërë në dyshim legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës, e cila po avancon dhe me njohje të reja.
” Fakti se disa shtete hezitojnë ta njohin Pavarësinë e Kosovës janë çështje të politikave ndërkombëtare, të problemeve të ndryshme, por mendoj se ky proces është një proces legal normal i lindjes së një shteti tani nën patronatin ndërkombëtar dhe me bekimin ndërkombëtar,” tha më tej ministri Bajrami.
Bajrami mendon se sfidat kryesore që Kosova ka prioritet në të ardhmen janë zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe një sistem arsimor me standarde evropiane.
“Kemi tri sfida aktuale, e para është zhvillimi ekonomik, nuk do të na duhej pavarësia në një Kosovë të varfër, në një Kosovë të varur ekonomikisht nga shtetet fqinje dhe kemi për detyrë që Kosovën ta bëjmë një vend të shpresës, në një proces të zhvillimit ekonomik dhe prioriteti numër një i qeverisjes tonë është zhvillimi ekonomik. Prioriteti i dytë është sundimi i ligjit, një nocion shumë i gjerë dhe shumë kompleks; problematik për shumë shtete të Bashkimit Evropian që kanë kaluar testet e pranimit në Bashkimin Evropian, një sfidë aktuale e Republikës së Shqipërisë.Dhe prioriteti i tretë që për mua është i pari; është një sistem arsimor cilësor, me standarde dhe parametra evropiane. Është diçka që dy qeveritë tona e kanë vendosur në prioritet. Universitetet e forta krijojnë shtete të forta, shtete demokratike, shtete të zhvilluara ekonomikisht, dhe që krijojnë liderë të rinj”, tha Bajrami./Arbresh.info/
Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anët...
Gjendet granatë e pashpërthyer në Rahovec, FSK e asgjëson në...
Pamje të reja zbulojnë zemërimin e Ruben Amorimit ndaj yllit...
Mbi 60 aksidente të regjistruara brenda 24 orëve të fundit n...
Publikohet çmimorja e re e biletave për Kupën e Botës
Plagoset një person në Prizren, arrestohet i dyshuari – seku...