Përderisa shume qytetarë kanë zgjedhur që 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, të pushojnë edhe të festojnë, për ish-punëtorët e fabrikës së Tubave kjo ditë nuk është festuar në mënyrën e njëjtë. Ata edhe sot kanë zgjedhur qe të vazhdojnë me grevën, ku po e mbajnë që 341 dite në sheshin”Skënderbeu” në Prishtinë.

Janë 912 ish punëtorë të Fabrikës së Tubave në Ferizaj të cilët në vitin 2001, patën ushtruar padi në Gjykatën Komunale të Ferizajt, që të vërtetohet largimi i dhunshëm nga puna, prej forcave serbe në vitet 90-ta.
Në vitin 2002 Gjykata Komunale, vendosi që ish punëtorëve të larguar padrejtësisht nga forcat serbe në vitin 1989, t’u kompensoheshin të gjitha të ardhurat mujore, prej se ata u larguan dhunshëm nga vendet e tyre të punës.
Këtë vendim e ka fuqizuar edhe Gjykata Kushtetuese, megjithatë janë 25 milionë e 649 mijë e 250 euro që ende nuk iu janë dhënë këtyre punëtorëve. Për këtë arsye, më shumë dyzet ish-punëtor janë në grevë që 341 ditë.
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...
Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit të Ko...