Një grup të rinjsh në Tiranë, studentë të universiteteve të ndryshme kanë hyrë sot në ambientet e Panairit të Punës, në momentin që kryeministri Rama po mbante fjalimin e tij.
Me një pankartë në duar ata e quajtën këtë panair si ‘panairin e kotësisë’ duke shprehur kështu mosbesimin që kanë te vendet e punës që ofrohen aty.
Të rinjtë janë nxjerrë jashtë ambienteve të panairit, nga truprojat e kryeministrit, ndërkohë që ata kanë vijuar të protestojnë edhe në shkallët e Pallatit të Kongreseve, deri sa kryeministri Rama ka dalë.
Në këtë moment të rinjtë protestues kanë nisur të brohorasin njëzëri: ‘Panairi i kotësisë’; turp, turp, turp’…por kryeministri thjesht ju buzëqeshi dhe nuk ndaloi ti takonte. Ai është ndalur vetëm për të bërë ‘selfie’ me disa qytetarë që kishin ardhur për të vizituar panairin./Arbresh.info/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...